Kirgizia zgjedh presidentin

Një vit e gjysmë pas rrëzimit nga pushteti të presidentit autoritar, Kurmanbek Bakijev, në Republikën e Kirgizisë po zhvillohen zgjedhjet për një president të ri.
Për postin e presidentit, të cilin përkohësisht po e kryente liderja e revolucionit, Rosa Otunbayeva, kanë konkurruar 19 kandidatë.
Sipas anketave, gjasat më të mira për fitimin e zgjedhjeve i ka ish kryeministri pro-rus, Almas Atambayev.
Megjithatë, për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vëzhguesit nuk presin që Atamabayev të fitojë që në rrethin e parë.