E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet i gjallë një politikan në Pakistan

Një politikan i Lidhjes Myslimane të Pakistanit, Nawaz (PMNL), është djegur i gjallë në shtetin e Punjabit.

Sipas policisë, vrasësit i kanë hedhur karburant politikanit Rana Shaukat, i kanë vënë zjarrin dhe janë larguar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Changa Manga.

Ai ka vdekur si pasojë e djegieve të rënda.

Pas atentatit, mbështetësit e PMNL kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›