Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Tajlandë

Autoritetet në Tajlandë njoftuan se është rritur në 381 numri i të vdekurve nga përmbytjet në këtë vend.
Pjesë të mëdha të kryeqytetit janë nën ujë.
Vlerësimet për sasinë e ujit që po kërcënon metropolin flasin për diku 4 milionë deri në 15 milionë metra kub.
Muri mbrojtës ndaj ujit mund të përballojë përmbytjet sasi të ujit deri në një lartësi prej 2.5 metrash, ndërsa të shtunën niveli i ujit u rrit në 2.57 metra.
Gjatë së dielës ai pritet të shkojë në 2.65 metra, duke rritur gjasat për përmbytje të reja në vend.