K.Veriut përgatitet të lëshoj satelit në orbitë
Phenian - Koreja e Veriut deklaroi sot se po përgatitet të lëshojë një satelit me një nga raketat e saj, që analistët theksojnë se mund të jetë në fakt provë e raketës së saj me rreze të gjatë veprimi. Deklarata, që tronditi tregjet financiare në Korenë e Jugut, u bë pas disa javësh retorike të ashpra të Phenianit, që kishte si objektiv qeverinë konservatore të Seulit dhe paralajmërimeve se gadishulli korean ishte në prag të luftës.
Analistët theksojnë se Pheniani po përdor politikën e lojës së zjarrit për t'i bërë presion qeverisë së re amerikane dhe aleatëve të saj kryesorë në rajon, Koresë së Jugut dhe Japonisë, për të përmbysur politikat e ashpra kundër Koresë së Veriut.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila ndodhej në vizitë në Azi javën e shkuar, e paralajmëroi Korenë e Veriut kundër çdo lëvizjeje provokuese. "Përgatitjet për lëshimin e një sateliti eksperimental komunikimi ... po përparojnë me shpejtësi", njoftoi agjencia e lajmeve KCNA. "Kur lëshimi i këtij sateliti të jetë i suksesshëm, shkenca hapësinore dhe teknologjia e vendit do të bëjnë një hap tjetër gjigant drejt ndërtimit të një ekonomie të fuqishme", njoftoi agjencia.