E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci-Slloveni,BE e gatshme për ndihmë

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernar Kushner deklaroi sot se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kufitare mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Ai megjithatë theksoi se BE-ja, e cila ka angazhime në iniciativat paqësore kudo ne botë, nuk mund të japë "zgjidhje të këtij problemi". Kushner nuk ka saktesuar sesi 27 vendet anëtare të BE-së do të ndihmonin në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje, por theksoi se përfaqësuesit evropiane kanë kërkuar nga ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari të jetë ndërmjetës i çështjes. Mosmarrëveshjet për kufijtë ishin shkaku që Sllovenia vendosi veton në dhjetor në hapjen e 11 kapitujve gjatë negociatave për anetarësimin e Kroacisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›