Lirohet i burgosuri i Guantanamos

Personi që ndodhet në qendër të akuzave rreth torturave gjatë qëndrimit në kampin amerikan në Guntanamo nga viti 2004, Binjam Mohamed është kthyer në Britani. Mohamed, banor i Britanisë së Madhe me origjinë etiopiane, ka deklaruar përmes avokatit të tij se ju është nënshtruar një përvoje të cilën nuk do të mund ta kishte imagjinuar as në ankthet më të errëta.
Ai thotë se ishte rrëmbyer, ishte çuar nga një vend në një tejtër dhe se ishte torturuar me metoda mesjetare - të gjitha këto nën orkestrimin e qeverisë amerikane. Skeretari Britanik i Jashtëm, David Miliband, ka mirëpritur lirimin e zotit Mohamed dhe ka thënë se Londra mirëpret angazhimin e presidentit Obama sa i përket mbylljes së burgut Guantanamo Bej. Milliband tha se me kthimin e Binjam Mohamedit është shënuar hapi i parë drejt një objektivi të përbashkët.