E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milano, 1 i vrare, disa te plagosur ne disko

Milano, 24 shkurt, 10:14, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatënatës në një diskotekë të Milanos në të cilën ishte duke u zhvilluar një festë mes kinezësh q jetojnë në metropolin e madh italian.

Prej tyre, ka mbetur një djalë i vrarë dhe disa të tjerë të plagosur nga goditje thikash.

Ngjarja e rëndë ndodhi në diskotekën “Parenthesis”, një klub privat i cili gjendet në rrugën Gargano, zonë në jug të vendit.

Një grup i armatosur kinezësh hyri në lokal gjatë momentit të festës duke terrorizuar të pranishmit.

Ka mbetur i vdekur në vend nga goditjet e agresorëve, 22 vjeçari L.H, i cili kishte leje qëndrimi për në Itali.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›