Te pakenaqurit e ish-TMK, do trajnohen nga KFOR

Prishtinë, 24 shkurt, 08:58, NOA - Është arritur një marrëveshje për ndërprerjen e protestave të ish-pjesëtarëve të TMK-së që të hënën kanë rezultuar të dhunshme.
Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota ka bërë të ditur në orët e mbrëmjes se KFOR-i është treguar fleksibil duke shprehur gatishmërinë që të thërrasë gjatë marsit ish-pjesëtarët e TMK-së të pakënaqur që t'u hyjnë edhe njëherë testeve dhe trajnimeve.
Ushtrimet pritet të ndohin gjatë muajit gusht apo shtator.
"Urojmë që më të mirët të zgjidhen në Forcën e Sigurisë. Me rëndësi është që nuk do të ketë protesta", ka thënë ministri Mujota.
Më herët gjatë ditës të indinjuar me mospërmbushjen e premtimeve të zotuara nga institucionet kosovare, qindra protestuar janë përleshur me policinë e Kosovës, derisa po tentonin të hynin në ndërtesën e FSK-së.
INA