E Shtunë, 31 Tetor 2026

Askush s’e do Tevezin

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 17:20

Roberto Mancini mendon se Carlos Tevez mund të mbetet në Manchester City, sepse askush nuk e do.

Ylli argjentinas ka paraqitur kërkesë për largim nga klubi, ndërsa dështoi të arrijë marrëveshje me ish-klubin e tij, Corinthians, ndërsa u kthye në Eastlands të hënën.

Menaxheri i Cityt, Mancini insiston se klubi nuk ka zhvilluar kontakte për shitjen e Tevezit.

“Kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të afatit kalimtar, mendoj se është vështirë për të që të largohet. Nuk ekziston ndonjë klub që është i interesuar për të. Do të isha i lumtur nëse mbetet”, tha Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›