Koncepti i ri strategjik dhe sfidat e NATO-s
NgaILIR KULLA
Samiti vjetor i 61-te i NATO-s ne Lisbone i cili sapo mbylli punimet shenoi...
...nje pike kulminante ne historine e Aleances se Atlantikut Verior. Shenoi pike kulminante pikerisht per faktin se eshte hera e pare ne historine e NATO-s qe miratohet nje dokument i rendesishem politiko-strategjik i cili i jep nje dimension te ri global Aleances duke i hequr pikerisht kufizimin e veprimtarise se NATO-s vetem ne
veriun e Atlantikut pra ne Ameriken e Veriut dhe ne Evrope.
Koncepti Strategjik dhe pse duhet Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s eshte dokumenti thelbesor strategjik mbi te cilin Aleanca do te ndertoje dhe do te udhehiqet politikisht ne vitet ne vijim ne veprimtarine e vet. Koncepti i fundit strategjik i NATO-s ishte miratuar ne vitin 1999 ne Samitin e Uashingtonit. Ne ate dokument strategjik NATO per here te pare parashikonte zgjerimin e Aleances ne Lindje te Europes dhe perfshirjen ne te per here te pare te vendeve ish-anetare te bllokut komunist lindor dhe anetare te Traktatit te Varshaves si Polonia Hungaria Republika Ceke etj. Dokumenti strategjik i miratuar ne 1999 ne Uashington ishte i rendesishem sepse perbente orientimin e pare strategjik te politikave te NATO-s pas renies se Murit te Berlinit dhe rolin e ardhshem te saj ne Europe. Si rrjedhoje e kesaj strategjie 10-vjecare NATO u zgjerua ne te gjithe Europen Lindore ne Ballkan perfshi ketu edhe Shqiperine. Pervec Evropes Lindore si pasoje e vendimmarrjeve te lidhura me ate Koncept Strategjik Aleanca u zgjerua dhe me vendet Baltike te cilat kishin qene pjese e Bashkimit Sovjetik. Kjo gje beri qe marredheniet mes Rusise e cila tashme e gjente NATO-n ne kufijte e vet dhe kesaj te fundit ti riktheheshin epokes se Luftes se Ftohte. Por vemendja e politikes amerikane pas 2001 ishte perqendruar tek lufta kunder terrorizmit. Gjithashtu duhet thene se ne Samitin e Uashingtonit dhe ne Konceptin Strategjik te 1999-s terrorizmi nuk ishte konsideruar si kercenim real por thjesht si nje rrezik i mundshem. Ndaj ne keto kushte SHBA-te ne Samitin e Riges ne 2004 teksa NATO po zgjerohej ne hapesiren e ish-Bashkimit Sovjetik u perpoqen te gjenin nje marreveshje me Rusine e Presidentit Putin nepermjet nje takimi te drejtperdrejte Bush-Putin pikerisht ne Riga. Marreveshja e Riges konsistonte ne impenjimin e SHBA-ve dhe NATO-s te ndalonin zgjerimin e tyre ne shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik ne kembim te nje roli ndihmes te Rusise ne Luften kunder terrorizmit ne Afganistan dhe sidomos ne Irak nepermjet nderprerjes se ndihmave ushtarake per Iranin dhe Sirine. Por jo te gjithe e miratonin kete marreveshje ne Uashington. Agjencite e zbulimit dhe Pentagoni mbeshteten financiarisht dhe politikisht rrezimin e regjimeve filoruse ne Ukraine dhe Gjeorgji nepermjet revolucioneve portokalli. Gjithashtu lobet ushtarake ne NATO dhe SHBA vendosen te ngrinin sistemin mbrojtes raketor ne Evropen Lindore konkretisht ne Poloni dhe Ceki duke bere keshtu qe Rusia ti kundervihej hapur NATO-s. Me tej projektet iraniane berthamore te cilat mbeshteteshin nga Rusia si dhe angazhimi i Aleances ne Afganistan cuan ne perkeqesim te metejshem te marredhenieve lindje-perendim. As perpjekjet per ndryshimin e regjimeve filoruse ne Moldavi Azerbajxhan Armeni Kirgizistan dhe Uzbekistan nuk mund te ndihmonin ne permiresimin e klimes as edhe presionet e Rusise per gazin ne Europe. Megjithate kulmi u arrit ne veren e 2008-es kur Gjeorgjia sulmoi Rusine me luften njemujore qe pasoi nga ky veprim i nxituar i Presidentit Sakashvili.
Presidenti Obama dhe multilateralizmi
Viti 2008 ishte viti i ndryshimeve te medha. Viti i krizes boterore financiare dhe ekonomike viti i zgjedhjeve ne SHBA viti nenshkrimit te marreveshjes politiko-ushtarake Kine-Rusi etj. Ne SHBA erdhi ne pushtet Barak Obama senator i majte me nje histori shume te ndryshme nga presidentet e tjere dhe me nje pjese te familjes afro-myslimane. Kriza ekonomike boterore situata jo e mire ushtarake politike ne Irak dhe Afganistan rritja e fuqise ekonomike boterore te Kines dhe Rusise si dhe shfaqja e fuqive te reja ekonomike si India dhe Brazili bene qe Presidenti Obama te kthente timonin politik 180 grade dhe ta orientonte per nga multilateralizmi.
Me kete vendim ai hiqte nga kurrizi i SHBA-ve pergjegjesine e vetme per krizen boterore dhe ta ndante ate bashke me fuqite e tjera boterore. Se bashku me pergjegjesite ekonomike strategjia politike e Obames ishte te ndante edhe sfidat e sigurise globale kjo hyn ne historine e politikes boterore ashtu sikunder vete Presidenti Obama e ka definuar si epoka e multilateralizmit ne te cilen nuk do te kete me vetem nje superfuqi boterore. Megjithate SHBA-te ngelen lokomotiva boterore udheheqese e epokes se multilateralizmit.
Samiti i Strasburg-Kehlit
Samiti i Strasburg-Kehlit pervecse ishte 60-vjetori i NATO-s duhej te merrte disa vendime shume te rendesishme. Nder to emerimin e Sekretarit te ri te Pergjithshem te NATO-s zgjerimin e aleances me Kroacine dhe Shqiperine rifillimin e dialogut me Rusine rikthimin e plote te Frances si dhe pergatitjen e nje Koncepti te Ri Strategjik per aleancen. Zgjedhja e Sekretarit te ri te Pergjithshem si dhe rikthimi i Frances ishin 2 ceshtje te mbyllura. Zgjerimi me Shqiperine dhe Kroacine dhe rifillimi i dialogut me Rusine ishin dy vendime kunderpedal me njera-tjetren. Ne kembim te dialogut me Rusine NATO duhej te hiqte dore nga zgjerimi i metejshem me ne Lindje duke sakrifikuar Ukrainen dhe Gjeorgjine si dhe anulimin e vendimit per ngritjen e sistemit mbrojtes raketor ne Ceki dhe Poloni. Gjithashtu u mor vendimi me i rendesishem ne nje bote dhe ne nje situate teresisht te ndryshuar berja e nje Koncepti te Ri Strategjik te NATO-s per pergatitjen e te cilit u ngarkua nje grup ekspertesh me ne krye Madlen Ollbrajt ish-sekretarja amerikane e Shtetit.
Qellimet e Konceptit te Ri Strategjik
Koncepti i Ri Strategjik kerkon ti jape NATO-s nje dimension global. Nepermjet vazhdimit te Programit te Partneritetit per Paqe NATO Action Plan Marreveshjes se Partneritetit me Nismen e Shangait Marreveshjes per bashkepunim me Rusine si dhe Marreveshjes per mbrojtjen e perbashket raketore me Rusine aleanca synon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne te gjithe hemisferen veriore. Me Konceptin e Ri Strategjik NATO konfiguron nevojen per siguri globale ne krahasim me periudhen e dekadave te meparshme ku dominonte domosdoshmeria per mbrojtje te perbashket. Pra me Konceptin e Ri Strategjik bie roli i nenit 5 te Statutit Themelues te NATO-s ne krahasim me nenin 4 te ketij statuti. Gjithashtu per here te pare NATO merr persiper te siguroje rruget detare dhe oqeanike ne bote kundrejt rreziqeve kriminale qe vijne nga piratet duke hedhur keshtu veshtrimin pertej Atlantikut dhe Paqesorit edhe ne Oqeanin Indian. Nje perkufizim te qarte merr ceshtja e terrorizmit e cila mbetet nje prioritet duke u konsideruar nje kercenim real dhe serioz dhe jo me nje rrezik i papercaktuar si ne 1999. Ne dokumentin e ri strategjik jane perfshire gjithashtu edhe nevojat e koabitacionit ne nje epoke globale me kultura religjioze dhe fetare te ndryshme edhe brenda aleances.
Roli modest i Shqiperise
Shqiperia do vazhdoje te kete nje rol modest brenda NATO-s. Pervecse duhet te vazhdoje te dergoje forca ushtarako-civile ne misionet antiterror ajo duhet edhe te vazhdoje te investoje ekonomikisht per modernizmin e FA-se. Kontributet nuk mjaftojne nese reformat ne FA nuk do te vazhdojne gjithnje nese politika e Tiranes nuk harron se NATO flet anglisht dhe jo gjuhen e pabereqet te sherreve te perseritura vendore.
Autori eshte PHD ne Shkencat
e Sigurise dhe te Mbrojtjes