E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikë Latine, kriza mund të shtojë më tej varfërinë

Kriza financiare globale mund të thellojë varfërinë në vendet e Amerikës Latine edhe me 15 për qind, paralajmëroi dje Rebeka Grinspen, zyrtare e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke u shprehur veçanërisht e shqetësuar lidhur me shtetet më të vogla. Sipas analistëve 2.4 milionë amerikanolatinë rrezikojnë të mbeten të papunë në këto kohë të zymta ekonomike. Zyrtarja e lartë e OKB-së tha se qeveritë duhet të injektojnë para nga fondet publike në ekonomitë e tyre për të zbutur efektet e krizës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›