Ban Ki Mun përgëzon zgjedhjet vendore
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkuar nisi të premten një vizitë në Irak, gjatë së cilës përgëzoi qytetarët për zgjedhjet provinciale, të cilat sipas Ban Ki Mun do të vlejnë "për të zhvilluar edhe më tej procesin e tranzicionit, si dhe për të përforcuar pajtimin kombëtar mes irakianëve". Gjatë këtij turi që e ka çuar edhe në Pakistan e Afganistan, Ban Ki Mun u takua edhe me liderë të lartë irakianë dhe u shfaq në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Nuri al-Maliki.