E Diel, 1 Nëntor 2026

Kore e Veriut, zbuten tonet mbi armatimet nukleare

Koreja e Veriut ka ndër mend të hedhë hapa të mëtejshëm drejt çarmatosjes nukleare në rast se i plotësohen kërkesat dhe të heqë dorë nga planet për teste me raketa. Qëndrimi u bë i ditur nga një diplomat i lartë amerikan, i cili u kthye nga Pjong Jangu të shtunën, i cili bëri me dije se koeranoveriorët hëpërhë kanë ndër mend veç të "ulen e të presin". "Nuk ndihej asnjë klimë kërcënimi, asnjë shenjë që të tregonte se ndiheshin të shqetësuar", vërejti diplomati i lartë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›