Hamasi në Egjipt, në kërkim të paqes
Disa liderë të grupit islamist palestinez Hamas mbërritën të shtunën në Egjipt për të diskutuar progresin e përpjekjeve të Kajros për të gjetur një marrëveshje paqeje mes Izraelit, Hamasit dhe Egjiptit. Zyrtarë të Hamasit kishin thënë më parë se nuk e kundërshtonin idenë e një armëpushimi 18 muajsh, por se për këtë në marrëveshje duhet të përfshihet heqja e bllokadës në Rripin e Gazës.
Një armëpushim i mëparshëm mes Izraelit e Hamasit u rrëzua në muajin dhjetor, për t‘u pasuar nga ofensiva trejavore izraelite në Rripin e Gazës, për shkak të së cilës humbën jetën 1300 palestinezë. "Kemi rënë dakord për një qëndrim të unifikuar, të cilin do t‘ua besojmë autoriteteve egjiptiane. Reagimin e tyre do t‘ia transmetojmë lidershipit në Damask dhe pas kësaj do të kthehemi sërish në Kajro", tha lideri i Hamasit, Mahmud al-Zahar, për agjencinë "Rojters" me të kaluar kufirin egjiptian. Kjo qe edhe hera e parë që Zahari shfaqej në publik që prej fundit të ofensivës izraelite.
Një zyrtar i organizatës Hamas tha se në delegacion merrnin pjesë edhe Salah al-Bardavel dhe Nizar Avadallah - që të dy zyrtarë të lartë të saj - dhe se egjiptianët do t‘i vinin në dijeni për qëndrimet më të fundit të izraelitëve. Mediat egjiptiane raportuan se Hamasi do t‘i përgjigjej një propozimi të Kajros për një armëpushim 18 muajsh. Hamasi e konsideron bllokadën si një ndëshkim të jashtëligjshëm kolektiv për 1.5 milionë palestinezët që banojnë aty dhe e citon si një prej motiveve kryesore të ndërprerjes së armëpushimit të shkuar. Lideri i Hamasit, Khaled Meshal, tha të premten se nuk do të pranonte një marrëveshje ku nuk do përfshihej heqja e bllokadës.
Ndërkaq, zëvendëspresidenti amerikan, Xho Baiden, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara e kanë përqendruar vëmendjen te zgjidhja me dy shtete. "Do t‘i përqendrojmë përpjekjet te zgjidhja e dy shteteve. Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta arritur këtë dhe do luftojmë çdo ekstremist që do kërkojë mbajtjen gjallë të konfliktit", tha Baiden gjatë një konference për sigurinë në Munih të Gjermanisë.
Ndërkohë që nga raportet mësohet se avionët luftarakë izraelitë sulmuan natën mes së premtes e të shtunës katër tunele dhe një magazinë armatimesh në Gaza. Sulmet u përqendruan në një zonë shumë pranë kufirit me Egjiptin. Sipas një zëdhënësi të forcave të armatosura izraelite operacionet ajrore u ndërmorën si kundërpërgjigje ndaj dy sulmeve me raketa që shpërthyen të premten në brendësi të territorit izraelit. Zëdhënësi njoftoi se nuk ekzistonin raporte për dëme në njerëz nga të dyja palët.