"Ne jemi trashëgimtaret më seksi në botë"
Janë të bukura, tekanjoze dhe shpesh të pushtuara nga mania për të qenë të parat. Bëhet fjalë për vajzat më të pasura dhe më sensuale në botë. Në krye të klasifikimit qëndron padyshim Paris Hilton, ndërsa në vendin e tretë të podit është renditur e motra, Niki. Këto janë ndër dhjetë trashëgimtaret më të përfolura, më sensuale dhe më të bukura në botë. Bukuri, pasuri dhe popullaritet mediatik: këto janë kriteret mbi të cilat bazohen ekspertët e revistës "Forbes" për të hartuar këtë renditje. Ndaj nuk është për t‘u habitur që në vend të parë gjejmë Paris Hiltonin, "mbretëresha" e faqeve të para të revistave të thashethemeve në të gjithë botën. Paris Hilton ka qenë dhe mbetet pjesë e padiskutueshme e jetës elitare sociale dhe trashëgimtare e një zinxhiri të madh hotelesh në të gjithë botën. Emri i saj është një ndër më të votuarit në internet. Vetëm me një pjesëmarrje në një shfaqje televizive, ajo fiton një milion dollarë. Bionde, e bukur dhe sensuale, Hilton ka arritur të fitojë një popullaritet të madh, falë thashethemeve dhe skandaleve të shumta. Bukuroshja nuk ka ngurruar të shfaqet gjysmë e zhveshur në një festë të shoqërisë së lartë amerikane, të xhironte një film me drita të kuqe me ish të dashurin, të bënte tatuazh në vithe emrin e të dashurit të ri dhe më pas ta linte, arsye të forta për të qenë pre e thashethemeve në kopertinat e revistave dhe faqet e gazetave. Megjithatë, edhe pse ka ca kohë që nuk po përmendet për bëmat e saj, sërish mbetet në krye të klasifikimit si një nga trashëgimtaret më sensuale në botë. E dyta në klasifikim është 27-vjeçarja Ivanka Trump, që vitin e kaluar renditej në vend të parë. Vajza e manjatit amerikan Donald Trump e meriton këtë post në klasifikim, jo vetëm sepse është e re, inteligjente, por edhe sepse ka arritur të diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin e Pensilvanisë dhe është një biznesmene e zonja. Ajo që e bën të kapë majat e klasifikimit është "perandoria" financiare që zotëron, aq sa e lejon të "tallet" me paratë që ka. Ivanka, e cila aktualisht është zëvendëspresidente e Agjencisë së Pronave të Patundshme, pjesë e shoqërisë së të atit, "Trump Organisiation", tregon se nuk i trembet botës së egër të biznesit, që dominohet nga meshkujt. Ajo ka si qëllim të ecë sa më lart. Zyrat e familjes Trump gjenden në katin e 25-të, në kullën "Trump", në bulevardin "Fifth Avenue", në Nju Jork. Si vajza e biznesmenit më të famshëm të Amerikës, ajo ka qenë gjithnjë pjesë e shfaqjeve të famshme publike, apo marrëveshjeve të ndryshme të bëra nga i ati. Njësoj si ai, Ivanka duket se e ka në gjak punën e biznesit. "Puna në shoqërinë imobiliare më pëlqen shumë, e kam në gjak. Jam rritur në zona në ndërtim. Pjesën më të madhe të fundjavave në fëmijërinë time e kaloja me gjyshin, apo me babanë, hipur mbi ekskavator", tregon ajo. Pas studimeve në një nga shkollat më të famshme për biznes në Amerikë, Ivanka u bë pjesë e shoqërisë që zotëronte familja e saj. Sot, ajo drejton me sukses një shoqëri imobiliare që merret me ndërtime dhe blerje e që ka në ngarkim 33 zona në ndërtim në të gjithë botën, duke u bërë personi më i ri që drejton një kompani të tillë në Amerikë.
Megjithatë, të ecë në gjurmët e të atit, nuk është e thjeshtë. "Kanë besim tek unë. Im atë është shumë i rreptë, ashtu si ime më, por kjo gjë nuk më shqetëson". Ivanka thotë se Donaldi nuk i bën kurrë ndere, megjithatë, ai nuk i kursen përkëdheljet për të. Që kur ajo ka nisur të merret me biznes, marrëdhënia e tyre është më e mirë se kurrë. Vendi i tretë, për motrën e vogël të Parisit, Nikin. Trashëgimtarja brune, aq ekstravagante sa motra e madhe, por më shumë e dhënë pas biznesit se ajo, pasi u mor disa kohë me profesionin e stilistes, vendosi të hyjë në industrinë e hotelerisë, duke lënë pas pasionin e vjetër për modën. E katërta në klasifikim pozicionohet Xhulia Louis-Dreyfus, 48 vjeçe, fëmija e parë e milionerit francez, Gerard Louis Dreyfus. Aktore e suksesshme, Dreyfus arriti të bëhej e famshme me rolin saj si protagoniste kryesore e programit televiziv amerikan "Arrested Development". Në vendin e pestë, Dilan Lauren, vajza e stilistit të famshëm Ralf Lauren. Ndryshe nga shoqet e saj, Dilani nuk preferoi të ndiqte gjurmët e të atit për fushën e modës. Ajo është pronarja e një zinxhiri dyqanesh me ëmbëlsira, "Dylan‘s Candy Bar", duke e bërë edhe trashëgimtaren më të ëmbël. E gjashta, Aerin Lauder, një nga ikonat e stilimit të NY, një prej firmave më të mëdha në Nju Jork. Përveçse sipërmarrëse dhe një nënë e zonja, ajo është edhe zëvendëspresidente e "Estee Laudeer". Si të mos mjaftonte kjo, nga i ati, Ronald, në të ardhmen mund të trashëgojë edhe "Clinique", një firmë tjetër e njohur e produkteve kozmetike. Klasifikimi vazhdon duke renditur në vend të shtatë trashëgimtaren Amanda Hearst, një nga 400 personat më të pasur të Amerikës, stërmbesa e manjatit të industrisë së librit, Uilliam Randolf Hearst, i pavdekshëm në filmin "Katër pushtetet" të Orson Uelles. Amanda punon edhe si modele dhe është një tjetër "mbretëreshë" e botës së thashethemeve. E treta nga fundi, Delphine Arnault, vajza e pronarit Vuiton Bernard Arnault. Ajo është një nga trashëgimtaret e firmave më të mëdha të çantave dhe valixheve në botë. Tamara Eklestone, vajza e "guru"-së së Formula 1, Berni Eklestone, dhe ish-modeles kroate Slavika, renditet e nënta mes trashëgimtareve më seksi në botë. Tamara nuk është nga ato vajza që kërkon të humbasë kohë, duke qenë se në jetë ka provuar të jetë modele, aktore, producente dhe prezantuese televizive. Ajo që e mbyll këtë renditje është Holi Branson. Biondja, e diplomuar në mjekësi e që gëzon një pasuri prej 4 miliardë sterlinash, është vajza e Riçard Bransonit, një prej pasanikëve më të mëdhenj në botë. Holi ka qenë shpesh pre e faqeve të para të tabloidëve për shkak të një flirti të saj me princin Uilliam. Por, me të drejtë lind pyetja se çfarë kanë tjetër të përbashkët këto bukuroshe? Thuajse të gjitha e kanë jetuar pjesën më të madhe të rinisë në Nju Jork, duke marrë pjesë në festat më të bukura të modës në Amerikë, i kalojnë pushimet në vendet më të shtrenjta dhe më të bukur të planetit dhe nuk shfaqen kurrë në publik pa grim të rëndë dhe veshje të modës së fundit. Sigurisht, ato nuk e kanë problem se sa duhet të shpenzojnë.