E Diel, 1 Nëntor 2026

Kunder muslimaneve politikani holandez shpallet i pafajshem

Politikani hollandez i ekstremit të djathtë Geert Wilders është shpallur i pafajshëm për akuzave për nxitje urrejtjeje kundër muslimanëve.  Wilders ka përshkruar Islamin si "fashist", duke krahasuar Kuranin me Mein Kampf të Hitlerit. 

Wilders këmbëngul se deklaratat e tij ishin kundër Islamit dhe jo në besimtarëve muslimanë - diçka që është e ligjshme në bazë të kushtetutës holandeze. Komentet e tij në media dhe filmi polemizues “Fitna” i vitit 2008 janë pjesë e debatit legjitim politik, këmbëngulën avokatët e politikanit.

Gjyqtari Marcel van Oosten deklaroi se pohimet ishin "të pranueshme në kontekstin e debatit publik". Ndonëse ishin shokuese, ofensive e të dhimbshme ato nuk përbënin krim në kontekstin e një debati të gjerë mbi multikulturalizmin dhe integrimin e muslimanëve. 

Vendimi u prit me duartrokitje në sallë e jashtë gjykatës, politikani 47-vjeçari tha se ishte "tepër i lumtur" për rezultatin e procesit që e komentoi fitore të fjalës së lirë. Grupet minoritare, të cilat dërguan paditën Wildersit në Gjykatë, kanë kërcënuar se do ta dërgojnë cështjen në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Edhe pse nuk është pjesë e koalicionit qeverisës, mbështetja e Partisë së Lirisë e Wildersit, mundëson mbetjen e koalicionit në pushtet.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›