Elton Deda rikthehet me “Antologji”
13/01/2011 Është sërish djaloshi me flokë të gjata, me të njëjtat ideale për rockun që përpiqet të ruajë identitetin e tij si muzikant.
Edhe pse larg Tiranës, mund të themi se në të vërtetë është shpesh afër saj, me muzikën e tij, duke punuar fort dhe duke mos bërë kompromise.
Ndërsa muaj më parë, Elton Deda njoftoi për përgatitjen e një albumi të ri, tashmë ky album ka përfunduar. Titullohet “Antologji” dhe këngëtari do ta promovojë në Tiranë për të gjithë fansat e tij.
Në dy lokale të njohura në kryeqytet, në datat 19, 21 dhe 22 janar, Elton Deda do të prezantojë këngët e albumit të ri, në praninë edhe të miqve të tij si Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Eneida Tarifa, Samanta Karavello.
Në album nuk do të mungojnë këngët e viteve të shkuara si “Qyteti i vjetër”, “Nuk kërkoj tjetër njeri” etj, por do të përmbajë edhe 12 këngë të reja: “Të jetosh përtej”, “Tirana Gjenerator”, “Shut up Rocknroll”, “0386031718”, “Kameleon”, “Tranzit”, “Highway Blues”, “I përndjekuri erotik”, “Vendi pa lagje”, “Jeta poshtë urës”, “Good hope”, “0:00”.
Pjesa më e madhe e poezive janë nga Orges Toçe, me përjashtim të “Të jetosh përtej” me tekst të Blerim Katroshit dhe “Tirana gjenerator” e “0386031718” nga Elton Deda.
Ndërkohë, teksti për këngën “I përndjekuri erotik” është përshtatur nga origjinali i Dritëro Agollit. Të gjitha orkestracionet janë realizuar në “Fjord Recording Studio” nga vetë këngëtari. Për sa i përket albumit, Deda ka thënë se ato janë zgjedhur me kujdes që të kenë veçantinë e tyre dhe ndërkohë të jenë në linjën që ai përfaqëson si këngëtar.