E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi Shqiptar për Turizmin

13/01/2011  MTKRS, ATA dhe përfaqësues nga Organizata Ndërkombëtare shpallën dje fituesit e Çmimit Shqiptar të Turizmit 2010, gjatë konferencës së 3-të vjetore të ATA-s.

Kështu, çmimin për Produktin në Turizëm e mori Bashkia Korçë. Bashkia Korçë dhe sektori i biznesit privat kanë zhvilluar prej 4 vjetësh konceptin e Festës së Birrës, e cila në vitin 2010 ka tërhequr më shumë se 20.000 vizitorë në 5 ditë. Kjo festë rigjallëron trashëgiminë kulturore, traditën e qytetit dhe rajonit.

Çmimi për Shërbimin në Turizëm shkoi për Destination Albania, “si një tour operator i fokusuar në incoming që ofron shërbime për tour operatorët e huaj duke kombinuar paketa atraktive turistike hard dhe software, të cilat përmbushin pritshmëritë e konsumatorit”.

Çmimi për Promovimin në Turizëm shkoi për Çelësi sh.p.k. “Me kolanë prej 10 guidash për qytetet e Shqipërisë kompania “Çelësi” sh.p.k ofron një kontribut të madh për informacionin turistik në lidhje me Shqipërinë dhe destinacionet e saj. Këto guida krijojnë vetëdije mbi potencialet e turizmit në Shqipëri dhe na orienton se si ti shfrytëzojmë ato”.

Këto çmime sipas deklaratës së bërë nga MTKRS, do të përmirësojnë ndërgjegjësimin dhe njohuritë në sektorin e turizmit, lidhur me kërkesat bazë për një zhvillim të qëndrueshëm në turizëm, duke prezantuar shembujt më të mirë praktikë dhe duke forcuar konkurrencën për Ofertën Shqiptare të Turizmit.

Për këtë çmim aplikuan 16 organizata dhe biznese

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›