E Diel, 1 Nëntor 2026

Aministia fiskale, opozita braktis Komis. e Ekonomisë: Jo ligj për fushatë

TIRANE-Ligji për amnistinë fiskale është debatuar gjatë sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ku opozita pasi është deklaruar kundër diskutimit sot për këtë ligj, ka braktisur punimet e Komisionit.
Anëtari socialist në këtë Komision, Erjon Brace theksoi se përvecse ky ligj nuk ishte në rendin e ditës është dërguar me urgjencë, vetëm për efekt fushate elektorale në prag të zgjedhjeve vendore.
“Kjo duhet të ishte një seancë dëgjimore mbi ligjin, jo ta diskutojmë pasi Aministria nuk është në rendin e ditës dhe kalendarin e punimeve. Po veproni në kundërshtim me rregulloren, e sillni me urgjencë amnistinë, por mos të harrojmë se ky ligj nuk është ligj fushate, por do sjellë efekte në ekonomi, ndaj të kishim dëgjuar dhe grupet e interesit”.
Dhe anëtarja tjetër socialiste, Mimi Kodheli mbështeti kolegun Brace dhe theksoi se nuk mund të diskutohet një ligj kaq i rëndësishëm për 24 orë, pasi duke qartë tha ajo se mazhoranca përgatit një ligj me efekte të mëdha pikërisht në prag fushate.
“Projektligji mberriti vetëm dje dhe është jashtë logjike të diskutojmë sot kur ky ligj kërkon calendar të vecantë. Mos harroni se po flasim për miliona para”, tha Kodheli.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho u përpoq të bindë opozitën për diskutimin e ligjit, por anëtarët socialistë braktisën punimet e Komisionit.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Aministia fiskale, opozita braktis Komis. e Ekonomisë: Jo ligj për fushatë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›