Tiranë, sekuestrohen 40 kg kanabis, 4 në pranga

Policia e kryeqytetit gjatë operacionit të koduar “ tre urat” ka bërë të mundur sekuestrimin e 40 kg drogë dhe arrestimin e 4 personave.
Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se pas një hetimi 3 mujor u bë i mundur sekuestrimi i 40 kg kanabis sativa dhe arrestimi i shtetasve Agron Garuja 36 vjeç, Qazim Daci 67 vjeç, Gëzim Jonuzaj 53 vjeç dhe Artur Garuja 33 vjeç i cili është proceduar më parë në shtetin grek për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas policisë arrestimi I tyre u bë në aksin rrugor Korçë-Ersekë ndërsa pas hetimeve u bë i mundur edhe zbulimi i trafikut të drogës përmes qyteteve Tiranë, Pogradec, Korçë dhe Ersekë.
Droga është sekuestruar në bagazhin e makinës me targa TR 6015 I në pronësi të 36-vjeçarit Agron Garuja ndërsa gjatë kontrollit që policia ka bërë në banesën e tij është sekuestruar edhe 2 kg drogë dhe një peshore. Sipas policisë droga e ndarë në sasi të vogla kishte për destinacion tregun e brendshëm te kryeqytetit.