E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnesty Internacional: Koha për të vënë njerëzit para korporatave

Protestues anti-Mubarak në Egjipt

Raporti global i Amnesty Internacional për vitin 2012-të thotë se dështimi i liderëve ka qenë i shtrirë në të gjithë globin këtë vit.

Dështimi i lidershipit ka qenë global vitin e fundit, politikanë që i përgjigjen protestave me dhunë dhe indiferencë. Qeveritë duhet të tregojnë legjitimitet në lidership dhe të heqin dorë nga padrejtësitë duke mbrojtur të pafuqishmit dhe duke iu përmbajtur pushtetit, thuhet në raport.

Është kohë për të vënë njerëzit përpara korporatave dhe të drejtat përpara fitimit, theksohet Salil Shetty, Sekretar i Përgjithshëm i AI-së. Vitin e fundit është vërejtur qartësisht se aleancat oportuniste dhe interesat financiare kanë triumfuar përballë të drejtave njerëzore.

http://www.youtube.com/watch?v=Nyl2nip_BfQ

Zëri dhe mbështetja entuziaste në protestat globale dhe rajonale në fillimet e vitit 2011 nuk është shoqëruar me aksion. Shembull merret Egjipti, ku tashmë që po i drejtohet zgjedhjeve presidenciale.

Amnesty Internacional vëren se në 91 vende lira e të shprehurit është përkeqësuar ndërsa në 101 vende ka pasur keqtrajtim të demonstruesve.

Largimi individual i liderëve  - qoftë tiranik nuk është e mjaftueshme për sigurimin e ndryshimeve afatgjata. Qeveritë duhet të garantojnë lirën e të shprehurit brenda dhe jashtë vendit dhe të marrin përgjegjësisë ndërkombëtare seriozisht. Të investojnë në sistemin dhe strukturën për garantimin e drejtësisë, lirisë dhe trajtimin e barabartë para ligjit, shprehet Shetty. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›