Më 30 maj bëhet votimi i parë për presidentin. Patozi: Kemi votat për ta zgjedhur të vetëm
(E PERDITESUAR)- Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që ditën e mërkurë Kuvendi të mblidhet për të tentuar zgjedhjen e presidentit në raundin e parë. Në këtë raund presidenti zgjidhet me 84 vota. Nëse votimi dështon, Konferenca e Kryetarëve mblidhet sërish për të vendosur një datë tjetër, e cila sërish është brenda shtatë ditësh. Deri në raundin e tretë presidenti zgjidhet me 84 vota, më pas zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
Pas mbledhjes, kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, tha se shpreson që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë. Patozi shtoi se zgjedhja e presidentit nuk do e cenojë agjendën e punës së parlamentit.
Ndërkohë duke folur në parlament, Patozi u tha deputetëve socialistë se ata i kanë votat për ta zgjedhur të vetëm presidentin.
Zgjedhjen e presidentit e ka komentuar edhe kryetari i Prezencës së OSBE, Eugen Volfart, që ishte në një takim me kreun e PS, Edi Rama. Unë shoh një nivel të madh konstruktiviteti për president konsensual. Shoh linja të rëndësishme dialogu mes udhëheqësve politikë. Këtë dialog e shoh konstruktiv dhe pres të shoh një proces të hapur dhe transparent, tha ai.
