E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Kuvend: PD ka shumë personalitete për kreun e shtetit

Share

Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në sallën e Kuvendit, i është përgjigjur opozitës, e cila e akuzoi se nuk reagon për ftesën për negociata, por është i prerë se presidenti do jetë nga PD, duke thënë se ai është për procedura, jo për shfaqje. Sërish Berisha këmbënguli se do paraqesë një kandidaturë nga PD.

Sot është hapur procedura. Unë jam këtu për show, jam për një proces të negociueshëm dhe kushtetues. Këtu qëndrojmë plotësisht, ju garantoj se procesi do jetë i tillë. Unë dejonizoj askënd, asnjë forcë politike. Në bindjen time, në PD ka personalitete të shquara të këtij vendi, që janë të aftë për ti shërbyer vendit. Pse çfarë prisni ju, që të propozoj një personalitet të PS? Sot kryesia mandaton njerëzit për negociata, jo për show, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›