Greqi, kriza e ekonomike çon në vetëvrasje nënë e bir

Policia greke ne vendin e krimit, foto arkiv
Një vetëvrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Athinë, kur një nënë e moshuar dhe djali i saj u hodhën nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit ku jetonin dhe humbën jetën.
Gruaja 90-vjeçare dhe djali i saj 60 vjeç u hodhën sot në mëngjes në ora 8:00 nga ballkoni i banesës së tyre në katin e gjashtë.
Informacionet e para flasin për probleme financiare. Vitet e fundit djali, me profesion muzikant, kishte mbetur pa punë dhe jetonte me pensionin e nënës, e cila merrte 340 euro. Situata është vështirësuar deri në atë pikë saqë, nënë e bir kanë marrë vendimin ekstrem.
Kjo ngjarje tragjike iu shtohet numrit tronditës të njerëzve që i japin fund jetës për shkaqe ekonomike që nga fillimi i krizës. Sipas informacioneve zyrtare, në Greqi muajt e fundit ka ndodhur mesatarisht një vetëvrasje në 3 ditë. /Albanianews/
Përgatiti: E.L