Amnesty International: “Ja Shqipëria e 2007-tës”
Autori i Lajmit: red.
Shqipëria është një vend vend që nuk mund të quhet shtëpi për shkak të mungesës së sigurisë “No place to call home”. Në këtë konkluzion ka arritur Amnesty International në raportin vjetor të saj, publikuar dje.
Në raport thuhet qartë se në Shqipëri shkelen të drejtat e njeriut, e kryesisht të drejtat e fëmijëve dhe grave, duke u nisur nga mungesa e theksuar e mbrojtjes që kanë fëmijët jetimë për tu strehuar dhe femrat përballë trafikimit me forcë, keqtrajtimeve në polici, mungesës së ligjeve etj.
Raporti i plotë i Amnesty International për Shqipërinë
Besimi i publikut në sistemin Gjyqësor ngelet i ulët. Prokurori i Përgjithshëm u shkarkua nga detyra në muajin nëntor, në rrethana ende të paqarta. Kushtet e të burgosurve janë shumë të vështira, si rezultat i mbipopullimit në dhoma, kushteve higjenike të papërshtatshme dhe mungesës së shërbimit shëndetësor. Raportet tregojnë se shumë të arrestuar janë keqtrajtuar nga policia në dhomat e paraburgimit. Trafiku i grave dhe fëmijëve me forcë ka vazhduar megjithëse është në shifra zbritëse.
Dhuna ndaj grave
Një studim qeveritar i publikuar në muajin nëntor tregoi se më shumë se një e treta e grave shqiptare kishin përjetuar dhunë në familje, dhe rastet ishin gjithmonë në rritje. Dhuna brenda familjes nuk është e ndaluar specifikisht me ligj në Kodin Penal, dhe shumë pak raste kanë shkuar në gjykatë, shumica kanë përfunduar në vdekje ose në dëmtime serioze. Në muajin qershor, hyri në fuqi ligji kundër “Dhunës brenda familjes”, i cili parashikon të parandalojë rastet e dhunës dhe të mbrojë viktimat nga dhunuesit. Gjithashtu në muajin nëntor u ndërtua një njësi speciale për të mbrojtur njerëzit e dhunuar brenda familjes.
Trafikimi
Në shkurt, Shqipëria ratifikoi Konventën e Këshillit të Europës kundra trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas burimeve të policisë, trafikimi i grave dhe fëmijëve është zvogëluar ndjeshëm në vitin 2007, me 13 raste të raportuara për trafikim femrash dhe 7 raste fëmijësh. Policia arriti të kapë 8 vetë të akuzuar për trafikim femrash dhe 2 të tjerë për përfshirje në trafikimin e fëmijëve të mitur. Në muajin janar, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Fatos Kapllanin dhe Arben Osmanin me 16 dhe 15 vite burg respektivisht, si të përfshirë në trafikun e fëmijëve në Greqi si dhe detyrimin e tyre për të prostituuar ose lypur. Në muajin qershor, dy shtetas nga Lushnja janë arrestuar dhe janë dënuar për trafikimin e një vajze 16-vjeçare në Greqi, ku e kanë detyruar të punojë si prostitutë. Megjithatë, rastet janë edhe më të mëdha pasi shumicën e herëve viktimat e këtij trafiku detyrohen nga tutorët të mos raportojnë në polici. Megjithë masat e marra një 17-vjeçare, nuk tregonte tutorët e saj, të cilët e kishin trafikuar në Itali dhe e kishin detyruar të prostituonte që prej moshës 14-vjeçare, pas presioneve që ta kishin ushtruar mbi të.
Kushtet e burgut
Në muajin shtator, Komisioni Europian për Parandalimin e Torturave publikoi raportin pas vizitës në Shqipëri në disa dhoma paraburgimi në Tiranë, Durrës dhe Fier. Sipas këtij raporti të gjitha dhomat ishin në kushte të papërshtatshme shëndetësore. Popullsia në burgjet e vendit ishte në nivelin 4638 në muajin tetor, 1172 mbi kapacitetin. Si rezultat, shumë të burgosur janë kthyer në dhoma paraburgimi duke thyer ligjin e sigurisë. Në muajin shtator, 16 të arrestuar kanë qëndruar në dhomat e policisë së Tiranës në 4 qeli të cilat mund të mbanin vetëm nga një person brenda. Të burgosurit me sëmundje mendore janë mbajtur në dhoma me të tjerë për shkak të mungesës së hapësirave. Puna për ndërtimin e një spitali për të burgosurit e sëmurë mendorë ka filluar në Durrës në fillim të muajit gusht dhe ende nuk ka perfunduar. Në muajin nëntor, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikoi kushtet në burgjet e Vlorës, ku 92 të burgosur janë mbajtur brenda qelive që mund të mbanin vetëm 46 vetë. Së bashku me të rriturit në burgje ishin edhe minorene nga 14-17 vjeç, në kndërshtim të hapur me ligjin.
Torturat dhe trajtimi mjekësor
Amendamentet ndaj Artikullit 86 të Kodit Penal sa i përket torturave dhe trajtimeve çnjerëzore janë shtuar në shkurt. Megjithë shtimin e amendamenteve, nuk u arrit të rishikohej i gjithë Kodi i Procedurës Penale. Kështu, gjatë vitit 2007 asnjë polic nuk është dënuar për tortura apo për keqtrajtime ndaj të burgosurve. Raporti i CPT i publikuar në mars tregoi se shumë të burgosur ishin keqtrajtuar, sidomos gjatë marrjes në pyetje. Disa të burgosur në Durrës kanë raportuar se polici vendoste helmeta në kokën e tyre, i vendoste pranga dhe e qëllonte me objekte të forta në kokë.
Strehimi
Rreth 45 mijë familje janë regjistruar si të pastreha; midis tyre 340 ishin jetimë që fëmijë. Në kundërshtim me ligjin, qeveria nuk është në gjendje ti pajisë jetimët me shtëpi provizore deri sa të arrijnë moshën madhore dhe të përfundojnë shkollën e mesme. Shumë prej tyre jetojnë në korridoret e shkollave, ose në një dhomë te përbashkët me shumë persona.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008