E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani dhe Juventusi në kërkim të Kualiarelës

Autori i Lajmit: red.
Sulmuesi i Udinezes, Fabio Kualiarela, pritet të jetë një prej transferimeve më të nxehta në Itali gjatë afatit kalimtar të verës. Milani dhe Juventusi janë në luftë për të angazhuar Kualiarelën, ndërsa dëshirojnë që të gjitha detajet t i rregullojnë ende para fillimit të kampionatit. Milani është në kërkim serioz të një sulmuesi, i cili do ta forconte ekipin për sezonin e ardhshëm, ndërsa në mesin e emrave që përmenden janë Drogba, Eto o, Amauri, ndërsa edhe Kualiarela është një prej caqeve për përforcimin e rosonerëve. Në anën tjetër, Juventusi kërkon zëvendësim për Vinçenso Jakuintën, i cili është i pakënaqur për shkak të statusit të tij dhe pritet që të kalojë tek Roma ose Napoli. Juventusi, mund të ketë një përparësi para Milani, nëse Kualiarela vendos të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Ky lajm është publikuar: 28/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›