Basketboll: Kuqo kalon tek Valencia
Autori i Lajmit: red.
Basketbollisti shqiptar Ermal Kuqo ka zbuluar në ueb-faqen e tij se do të largohet nga klubi basketbollistik turk “Efes Pilsen”, dhe se do të kalojë tek ekipi spanjoll “Pamesa Valencia”.
“Pas dy titujve të fituar, dy kupave të Turqisë dhe një kupe të Presidentit të shtetit, do të largohem nga “Efes Pilsen”. Jam pajtuar me Valencian për një kontratë dyvjeçare”,- ka thënë Kuqo. Shqiptari, i cili aktivizohet për kombëtaren turke, ka bërë edhe shaka duke thënë se, edhe pse largohet nga Efes, ai kurrë nuk do ta ndërrojë këtë birrë. “Jam duke i paketuar valixhet, por kurrë nuk do ta ndërroj birrën (Efes)”,- citon gazeta “Express” 28-vjeçarin.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008