Zbulohet dokumenti i referendumit
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Në të vërtetë, fryma e vetë Kushtetutës dhe dispozitat konkrete të saj, deri tani, garantojnë të drejtën e popullit ( sovranit) të shfuqizojë çdo ligj të miratuar nga Kuvendi, me përjashtim të atyre të përcaktuara në mënyrë eksplicite në nenin 151 pika 2 të Kushtetutës”
Zbulohet kërkesa për referendum që Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës do të dorëzojë në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dokumenti për referendumit shoqërohet me 20 firmat e nevojshme për të tërhequr formularët përkatës për mbledhjen e firmave në popull. Kërkesa prej 9 faqesh e Komitetit pritet të dorëzohet në KQZ nga ora në orë. Nisma për referendumin është inicuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe më pas është mbështetur edhe nga disa parti si PSD, PDS, PAD, LZHK dhe shoqëria civile. Anëtarët e Komitetit nëpërmjet këtij dokumenti kërkojnë fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm me objekt “Shfuqizimin e nenit 5, 7 dhe 8 të ligjit nr. 9904, datë 21.04.2008, miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”.
Kërkesa
Në kërkesë sqarohet se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e datës 21.04.2008, ka vendosur miratimin e ligjit nr. 9904 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”. Në nenin 5 të këtij ligji parashikohet ndryshimi i nenit 87 të Kushtetutës. Në nenin 7 të këtij ligji parashikohet ndryshimi i nenit 104 të Kushtetutës. Në nenin 8 të këtij ligji parashikohet ndryshimi i nenit 105 të Kushtetutës. “Grupi nismëtar çmon se këto dispozita të këtij ligji cenojnë parimet bazë, frymën, mbi të cilën është ndërtuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, dhe denatyrojnë funksionet e organeve kushtetuese, duke cenuar funksionimin e shtetit të së drejtës”, - thuhet në kërkesë. Aty sqarohet më tej se, sipas nenit 150 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, populli nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji apo të dispozitave të veçanta të tij, në bazë të nenit 126 pika 2 të Kodit Zgjedhor. Në kërkesë hidhen poshtë argumentet e dhëna kohët e fundit, nëse ligji për miratimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese i votuar nga Kuvendi është ose jo objekt i kërkesës për shfuqizim të tij nëpërmjet referendumit nga 50.000 votues. Sipas saj, debatet e shumta me kontekst të theksuar politik tentojnë të ngushtojnë maksimalisht këtë të drejtë të ushtrimit të sovranitetit nga populli, deri në atë masë sa abuzojnë me teorinë se amendimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi nuk mund të goditen nga 50.000 votues. “Në të vërtetë, fryma e vetë Kushtetutës dhe dispozitat konkrete të saj, deri tani, garantojnë të drejtën e popullit ( sovranit) të shfuqizojë çdo ligj të miratuar nga Kuvendi, me përjashtim të atyre të përcaktuara në mënyrë eksplicite në nenin 151 pika 2 të Kushtetutës. Në këtë nen përcaktohet se “Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë, nuk mund të ushtrohet asnjë referendum”, - thuhet në kërkesë duke shtuar më tej se për çdo ligj tjetër, përfshirë këtu edhe atë për rishikimin e Kushtetutës, apo ligje të tjera të rëndësishme që votohen me 2/3 e Parlamentit, populli ka të drejtën të ushtrojë pushtetin e vet abrogues nëpërmjet referendumit. Kryetari i këtij Komiteti, Artur Zheji, pohoi dje se kjo kërkesë është firmosur nga grupi nismëtar i Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës si dhe nga një sërë emrash të njohur të politikës shqiptare. I pyetur në lidhje me një afat të përcaktuar se kur do të mblidhnin 50 mijë firmat e nevojshme për referendum, Zheji tha se, në momentin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të japë mundësinë e formularëve, atëherë menjëherë Komiteti do t i drejtohet popullit për të mbledhur 50 mijë firmat e para, të cilat janë kërkesa ligjore. Ai theksoi se askush nuk mund të ndalojë vullnetin e popullit në momentin kur ai është i ndërgjegjësuar për të ushtruar të drejtën e vet të demokracisë direkte që është referendumi. Mes firmëtarëve të publikuar dje, ashtu siç ishte njoftuar dhe dy ditë më parë nga “Ballkan”, janë ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, socialistët Dritëro Agolli dhe Makbule Çeço, ish-deputetët e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Dedja dhe Petro Koçi si dhe Ilir Meta, Neritan Ceka, Paskal Milo, Dashamir Shehi, Artur Xheji, Andrea Stefani, Sabit Brokaj, Elisa Spiropali, Halil Lamaj, Spartak Braho, Engjëll Bejtaj, Fatos Lubonja, dhe Frrok Çupi. Ndërkohë që mësohet se vazhdojnë negociatat edhe për sigurimin e firmës së socialistit Servet Pëllumbi.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008