E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Smajli firmos për Vllazninë

Autori i Lajmit: red.
Lezhjani Dritan Smajli është lojtari më i ri i Vllaznisë. Mesfushori i krahut të djathtë do të debutojë me kuqeblutë për Kupën UEFA. Talenti 20-vjeçar Xhevahir Sukaj shprehu besnikërinë e tij ndaj Vllaznisë, duke pohuar se në kampionatin shqiptar do të luajë vetëm me ekipin e presidentit Fushaj. Sulmuesi, i cili shënoi 10 gola në sezonin që sapo u mbyll, pranoi se kishte oferta nga Zvicra, e së fundi nga Austria. Një ofertë nga Zvicra ka dhe mesfushori 21-vjeçar Gilman Lika. Por, lojtari i menaxhuar nga Sokol Haxhiaj, ka një kontratë deri në vitin 2010 me Vllazninë. Lika, autori i golit të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës (2-0), ka fituar një vend me Kombëtaren shqiptare. Në fokusin e Vllaznisë është edhe sulmuesi i Kastriotit, Oriand Abazaj. E pasigurt është e ardhmja e kosovarit Ilir Nallbani.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›