"Amnesty International": Jetimët shqiptarë në kushte të vështira
Kushtet më shumë se sa të vështira të jetimëve në Shqipëri, sidomos atyre që janë rritur dhe kanë dalë nga institucionet shtetërore, mungesa e punës, strehimit dhe e një të ardhmeje për ta kanë qenë në qendër të një tryeze të rrumbullakët të organizuar nga "Amnesty International" në bashkëpunim me
Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
Një vit më parë, ishte kjo organizatë që bëri publike, në një raport voluminoz, gjendjen e rënduar në të cilën ndodhen fëmijët jetimë në Shqipëri. Veçanërisht theksi u vu për ata fëmijë dhe të rinj jetimë, që dalin nga dyert e këtyre institucioneve dhe që nuk kujdeset më askush. Raporti është fokusuar në faktin se Shqipëria renditet në ato vende që nuk e ka parë seriozisht çështjen e integrimit të të rinjve jetimë, të cilët aktualisht po përballen me kushte të vështira të mbijetesës, pa familje, pa strehë, pa punë, dhe të përjashtuar nga politikat sociale të shtetit shqiptar. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ka sjell në Tiranë, përfaqësuesen e "Amnesty International" për Evropën Juglindore, me qendër në Austri, Mirela Shira. Në këtë tryezë të rrumbullakët, drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve kërkoi nga institucionet shtetërore që të jenë më konkret me një plan-veprimi për të ndërhyrë në mënyrë emergjente, me një legjislacion më të avancuar, që do të synojë mbrojtjen dhe përmirësimin e kushteve sociale, ndaj jetimëve të braktisur.
Gjendja e jetimëve në Shqipëri është e njëjtë si ajo e një viti më parë, theksoi përfaqësuesja e "Amnesty International", duke bërë përgjegjëse institucionet shqiptare, që deri tani kanë ndjekur, sipas saj, një politikë përjashtuese. Një raport i detajuar mbi situatën e jetimëve në vendin tonë do të përcillet pranë institucioneve ndërkombëtare, që merren me të drejtat e njeriut.