Minatorët e Katjelit, me libreza pensioni false
Dukuria e informalitetit nuk përjashton edhe ata që kanë të drejtë të gëzojnë pensionin e pleqërisë. Një kontroll nga Drejtoria rajonale e Sigurimeve Shoqërore të Qarkut të Elbasanit ka nxjerrë "jashtë loje" një pjesë të konsiderueshme të minatorëve të Katjelit, afër qytezës së Përrenjasit.
Të paktën 53 dosje pensionistësh rezultojnë të falsifikuara në moshë për të dalë në pension sipas ligjeve aktuale dhe të vjetërsisë në punë në të njëjtin profesion.
"Duke marrë shkas nga falsifikimet e minatorëve të Qafë-Kërrabës, ne kemi futur në sitën e kontrollit të gjithë minatorët pensionistë të minierës së hekur-nikelit në fshatin Katjel të zonës së Përrenjasit", pohon drejtori i Sigurimeve Shoqërore të Elbasanit, Pavllo Jorgaqi.
Sipas tij, rezultojnë 53 dosje nga 100 të kontrolluara, të cilat janë të falsifikuara. Falsifikimi konsiston në rritjen fiktive të moshës për të dalë në pension, si dhe vjetërsisë në profesionin e minatorit. Mësohet se për të zbuluar mashtrimin ka mjaftuar një letër ankesë nga minatorë që janë në të njëjtën moshë me kolegët e tyre që kanë përfituar pension në bazë të dokumenteve false.
Në këtë kuadër, inspektorë të Sigurimeve Shoqërore të Elbasanit u janë drejtuar zyrave të gjendjeve civile në Përrenjas dhe fshatrave në rrethina, pa përjashtuar fshatrat e Mokrës së Poshtme, për të vërtetuar moshën aktuale të atyre "pensionistëve" që kishin me tepër se gjashtë muaj që përfitonin pension, pasi kishin arritur moshën për të dalë, në këtë profesion.
Objekti i dytë i këtij kontrolli ka konsistuar në vjetërsinë fiktive që kanë mundur të përcjellin në këtë institucion ish- minatorë të Katjelit me dokumentacion të siguruar në rrugë joligjore.
"Ne kemi pezulluar dhënien e pensioneve për 53 dosje dhe u jemi drejtuar organeve të specializuara për verifikimin real të këtij kontingjenti pensionistësh, krahas investigimit dhe kontrollit të operatorëve të drejtorisë sonë", ka shtuar Jorgaqi. Sipas këtij të fundit, në sitën e këtij kontrolli janë përfshirë
dhe 35 dosje të tjera pensionistësh, ku dyshohet edhe për moshën dhe vjetërsinë fiktive të punës.
Kohë më parë, një dukuri e tillë në këtë drejtori është vënë re me "arnimin" e dokumenteve të ish-minatorëve të Kërrabës në Tiranë, por që janë aktualisht banorë të Komunës së Gracenit në Qarkun e Elbasanit. Sipas kreut të sigurimeve të Elbasanit, dënimi më i butë për ta mbetet ndërprerja e pensionit, si dhe gjoba, por nuk përjashtohet mundësia për privimin e lirisë. Ka të ngjarë që kontrollit në fjalë t‘i nënshtrohen 50 mijë pensionistë të këtij rrethi.