KIPRED tërhiqet nga “Demokracia në Veprim”

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka vendosur të tërhiqet nga koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” për shkak të pakënaqësive të shumta me udhëheqjen e proçesit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
KIPRED, i cili ka qenë themelues i këtij koalicioni, konsideron se “Demokracia në Veprim” nuk e ka kryer punën e saj në vëzhgimin e proçesit zgjedhor dhe sidomos ka dështuar të raportojë në mënyrë objektive për parregullsitë dhe manipulimet të votës së lirë, thuhet në njoftim.