Siti kërkon Kupënpor Mançini ka“frikë” Stouk
ANGLI- Mançester Siti do të mundohet t’i heqë vetes epitetin “humbës”, kur të përballet nesër në orën 15.00 me Stouk Sitin, në finalen e Kupës së Mbretëreshës në “Uembli”. Roberto Mançini ka shansin të rikthejë një trofe në “Eastlands” pas dekadash të tëra, ndërkohë që skuadra në dispozicion të tij është padyshim më cilësore se ajo e kundërshtarit. Por, trajneri italian është jo pak i shqetësuar nga kjo përballje, për shkak edhe të faktit se Siti ka fituar vetëm 1 nga 6 përballjet e fundit me Stouk. “Të shtunën do të jetë një ndeshje më e vështirë se me Mançester Junajtid, - deklaroi Mançini. – Stouk është një skuadër e fortë dhe shumë e vështirë për t’u mundur. Nëse mendojmë se do të jetë një ekip i lehtë, gabojmë rëndë. Duhet të luajmë shumë mirë dhe të jemi të kujdesshëm në çdo situatë”, shtoi ai. Mançester Siti ka 35 vjet që nuk fiton një trofe dhe tifozët e këtij klubi duken të gatshëm për të festuar ditën e shtunë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)