E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junajtid, gatipër festë, mjaftonnjë “X” me Blekbërn

ANGLI- Mançester Junajtid do të shpallet kampion i Anglisë, në rast se arrin të marrë një pikë në ndeshjen e nesërme ndaj Blekbërnit, në transfertë. “Djajtë e Kuq” janë shumë pranë trofeut të parë sezonal, që u bë praktikisht i fituar të dielën e shkuar, kur ata mundën 2-1 Çelsin. Madje, trajneri Aleks Ferguson ka ndërmend të lërë pushim disa nga titullarët për këtë sfidë, duke nisur nga portieri Edvin Van der Sar. “Ju pata thënë që duhet të paguanit një muzikant për festën e titullit. Nuk e pata thënë për t’u dukur mirë në media, por sepse e besoja seriozisht. Isha i bindur se nuk kishte asnjë skuadër më të mirë se ne”, deklaroi mbrojtësi Patris Evra. Ndërkohë, Blekbërni do të ketë të gatshëm Fil Xhons, Mishel Salgado e Devid Djun për këtë sfidë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›