E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnesty: Spitalet siriane, qendra torturash

Pacientët në spitalet siriane të drejtuara nga qeveria po torturohen me qëllim shtypjen e qëndrimit të tyre anti-regjim. Kështu thuhet në një raport të Amnesty International.

Dokumenti me 39 faqe përmban deklarata të pacientëve në të paktën katër spitale shtetërore, që janë bërë subjekt i torturave dhe keqtrajtimeve të tjera, përfshirë ato mjekësore.

Shumë civilë të plagosur në protestat popullore e shohin më të arsyeshme të mos shkojnë në spital, thotë raporti.

Autoritetet siriane kanë mohuar pretendimet se kanë keqtrajtuar kundërshtarët e qeverisë.

Protestat anti-qeveritare, që filluan në muajin mars, kanë vazhduar pavarësisht tentativave të presidentit Bashar al Assad për t`i shtypur ato.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›