E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, vazhdojnë kërkimet për të mbijeturit nga tërmeti

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë lindore.

Tërmeti i së dielës, me magnitudë 7.3 ballë shkaktoi vdekjen e të paktën 279 personave dhe plagosjen e rreth 1300 të tjerëve. Rreth 80 objekte shumëkatëshe u rrëzuan në Ercis, një qytet me 75000 banorë, pranë kufirit iranian.

Të shqetësuar nga mbi 200 tronditje pas tërmetit, shumë qytetarë kanë fjetur jashtë shtëpive të tyre, derisa organizatat për ndihmë kanë ngritur tenda për të pastrehët.

Liderë nga mbarë bota, përfshirë edhe presidentin amerikan, Barak Obama, kanë ofruar ndihmë, por kryeministri turk, Recep Tajip Erdogan, ka thënë se Turqia është në gjendjë ta përballojë tani për tani.

Azerbaxhani, Irani dhe Bullgaria, megjithatë kanë dërguar ndihmat e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›