Amnesty kritikon politikën e BE-së për refugjatët

Shumë prej tyre arrijnë në ishullin e vogël mesdhetar Lampedusa, që i takon Italisë. Të tjerët e bëjnë një gjë të tillë në Sicili apo Maltë. Numri i refugjatëve këtë verë ka rënë, por në thelb problemi nuk ka ndryshuar, thotë drejtori për Evropën i "Amnesty International" Nicolas Beger.
Aktualisht situata në ishullin e Lampedusës është e qetë, thotë Nicolas Beger, që sapo është kthyer nga një vizitë në këtë ishull. Ende vazhdojnë të vijnë refugjatë, por situata në ishull është e përballueshme.
Sa i përket qëndrimit të autoriteteve italiane, ai nuk ka ndryshuar shumë. Italia vazhdon të ketë si në kohën e Gaddafit një marrëveshje me Libinë për rikthimin e refugjatëve. Pra qeveria italiane nuk ka ndër mend të ndryshojë qëndrim.
Edhe ndihma që jep agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufirit nuk është shumë efektive. Ende numri i të mbyturve në brigjet e Lapedusës është i madh.