Amnistia Fiskale: Bregasi, nevojitet mbi të gjitha realizimi teknik
Luan Bregasi, kreu i ‘Biznes Albania’ organizon sot një takim për Amnistinë Fiskale, ku do të diskutohet teknikisht procesi në fjalë. Sipas Bregasit, një tryezë bisedimesh nuk është e mjaftueshme që procesi i faljes fiskale të realizohet më së mirë në detaje. Sipas tij, duhet të bëhen hapat e nevojshëm për realizimin e këtij drafti edhe nga ana teknike. Shoqata ‘Biznes Albania’, të cilën ai e drejton, organizon sot një konferencë me të gjithë aktorët politikë dhe grupet e interesit për të diskutuar draftligjin e Amnistisë Fiskale, të zbardhur tashmë nga Ministria e Financave dhe që do të kalojë ditën e hënë në Kuvend.