Amnistia Fiskale në Kuvend
SHKRUAN: Sabina Veizaj 04-04-2011 13:20
Pritet që sot draftligji për Amnistinë Fiskale të jetë pjesë e diskutimeve në Komisionin kuvendor të Ekonomisë dhe Financave. Pas miratimit nga qeveria të këtij projektligji, komunitetet e biznesit dhe Ministria e Financave kanë organizuar disa tryeza diskutimi, si në nivelin teorik, ashtu edhe në nivel teknik të këtij draftligji. Në fakt, problematika nuk është diskutuar në Këshillin Konsultativ të Biznesit. Nuk dihet ende nëse financat në projektligjin përfundimtar që do t’i dorëzojnë Kuvendit kanë marrë parasysh amendimet e komunitetit të biznesit. Nga ana tjetër, opozita nuk e sheh me vend diskutimin e këtij ligji në periudhë fushate. Kështu, priten debate të ashpra gjatë diskutimeve nëpër komisione.