E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet edicioni i pestë i panairit të produkteve turke

Produktet turke kanë qenë dje në vëmendjen e konsumatorëve shqiptarë. Rreth 70 biznese turke janë prezantuar ditën e djeshme në edicionin e pestë të panairit të produkteve të këtij shteti. Panairi organizohet nga Dhoma e Tregtisë së Stambollit në Pallatin e Kongreseve. I pranishëm në këtë panair, kryeministri Berisha falënderoi organizatorët e panairit duke u shprehur se “ky është një panair i cili në shikimin e parë dëshmon zhvillimin e madh dhe të pa përmbajtshëm që Republika e Turqisë dhe Stambolli në përgjithësi kanë marrë gjatë këtyre viteve. Prodhime të shumëllojta, të cilësive më të larta, të cilat jam i sigurt se do të pëlqehen shume nga vizitorët shqiptarë.” Ambasadori i Turqisë i atashuar në Tiranë, Hasan Asan, gjatë fjalës së tij, u shpreh se vendi i tij është sot një ndër tre partnerët kryesorë të Shqipërisë dhe se investimet turke i kanë kaluar një miliard euro. Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 3 prill në ambientet e Pallatit te Kongreseve, ku krahas ekspozitës do të zhvillohen dhe takimet dypalëshe ndërmjet firmave turke dhe atyre shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›