Amnistia Fiskale: Pritet konsensusi për tarifat e rivlerësimit
Pritet që këtë javë të arrihet një konsensus mes financave dhe biznesit, për tarifat e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe makinerive të personave juridikë. Burime pranë maxhorancës janë shprehur për “MAPO” se propozimet e biznesit nuk mund të injorohen, pasi procesi do të konsiderohej i dështuar, por nga ana tjetër ata bëjnë me dije se edhe ministria nuk mund të kundërshtohet, pasi ka qenë ajo që e ka propozuar këtë ligj për të çliruar ekonominë shqiptare nga informaliteti. Në këtë mënyrë, pritet që të gjendet një konsenus për tarifa të ndërmjetme nga propozimet e biznesit dhe financave.