E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, ulen shpenzimet kapitale, rriten për rroga dhe pensione

SHKRUAN: Blerina Hoxha 11-04-2011 13:44

Gjatë vitit që shkoi, shpenzimet e qeverisë janë pozicionuar për rritje rrogash, pensionesh dhe shërbime sociale, ndërsa janë ulur shpenzimet për investime. Banka e Shqipërisë, në një vlerësim për zhvillimet buxhetore të vitit që shkoi, ka konstatuar se, prirja e shpenzimeve buxhetore është diktuar nga ritmet më të ulta të rritjes vjetore të shpenzimeve koherente, si dhe nga tkurrja e shpenzimeve kapitale në terma vjetorë. “Në fund të vitit 2010, shpenzimet korente shënuan një rritje vjetore prej 6 %, kundrejt 13.4% nga një vit më parë. Ndërkohë që shpenzimet kapitale njohën një rënie prej 29 %, kundrejt një rritje prej 2.4% në fund të vitit 2009”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë për shpenzimet e buxhetit. Ndërsa në tërësi shpenzimet buxhetore për vitin 2010 janë tkurrur me rreth 4.5% nga niveli i realizuar një vit më parë, duke sugjeruar në këtë mënyrë një kontribut më të ulët të sektorit publik në kërkesën agregate. Për vitin 2010, shpenzimet totale vlerësohen në rreth 29.6% e PBB, kundrejt nivelit 33,2% të një viti më parë. Shpenzimet korente përfaqësojnë rreth 24.6% të PBB-së, nga 24.8 % të PBB-së një vit më parë, ndërsa shpenzimet kapitale për vitin 2010 vlerësohen me 5.5% të PBB-së, duke regjistruar një nivel rreth 2.9 për qind më të ulet se në vitin 2009. Banka e Shqipërisë vlerëson se, politika shtrënguese fiskale, e ndjekur në vitin 2010, ka ndryshuar edhe përbërjen e shpenzimeve buxhetore, duke ofruar një strukturë më peshë më të ulët të shpenzimeve kapitale ndaj totalit, në krahasim me një vit më parë. Ndërkohë që shpenzimet për sigurime sociale vijojnë të mbartin peshën më të lartë ndaj totalit të shpenzimeve të buxhetit me rreth 29 për qind. Ky zë, bashkë me shpenzimet për interesat e paguara për borxhin publik, kanë shënuar rritjen më të lartë në terma vjetorë gjatë vitit 2010. Banka e Shqipërisë vlerëson se, shpenzimet për interesa janë rritur ndjeshëm, sidomos gjatë dy viteve të fundit, si pasojë e rritjes së pagesave të interesave për borxhin e huaj. Banka e Shqipërisë vlerëson se, rritja e borxhit të jashtëm në terma tregtarë, si dhe nënçimi i monedhës vendase kundrejt shportës së monedhave të huaja kryesore, kanë ndikuar në rritjen e shpenzimeve për interesat e borxhit të jashtëm. Në shpenzimet për skemën sociale janë rritur dhe kjo është pohuar edhe nga ministri i Financave, Ridvan Bode, sipas të cilit, vetëm pagesa e pensioneve i ka kushtuar buxhetit të vitit 2010 rreth 1 miliard dollarë. Banka e Shqipërisë vlerëson se, respektimi i kufirit të borxhit publik nën 60%, si dhe ruajtja e nivele të ulëta për deficitin buxhetor, kanë qenë dy objektivat operacionale më të rëndësishëm të shprehura në kuadrin makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2010-2012. Sipas Bankës, këto dy shtylla kanë shërbyer si ankorë në mbështetje të qëndrueshmërisë fiskale në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Qëndrueshmëria e financave publike u shndërrua një ndër çështjet më të rëndësishme në axhendën e vitit 2010, si pasojë e përkeqësimit të pozicionit fiskal gjatë një viti më parë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se, politika shtrënguese fiskale e ndjekur në vitin 2010 ka ndryshuar edhe përbërjen e shpenzimeve buxhetore, duke ofruar një strukturë me peshë më të ulët të shpenzimeve kapitale ndaj totalit, në krahasim me një vit më parë.

Borxhi i vendit zbret poshtë nivelit të stresit

Banka e Shqipërisë i ka konsideruar pozitive zhvillimet në buxhetin e shtetit për vitin 2011, sidomos për uljen e stokut të borxhit të shtetit, me rreth 1.2 për qind. Ulja tashmë është poshtë nivelit psikologjik, prej mbi 60 për qind që ishte në fund të 2009, çka krijon stres në zhvillimet ekonomike në tërësi dhe në gjetjen e financimeve më të lira në të ardhmen. Në një analizë të posaçshme për këto zhvillime, Banka e Shqipërisë, ndryshe nga viti 2009, ka vlerësuar punën e autoritetit fiskal, në këtë rast qeverisë, për sa i përket administrimit të borxhit gjatë vitit që shkoi. “Borxhi publik në fund të vitit 2010 vlerësohet në rreth 58% të PBB-së, duke shënuar një rënie prej 1.2 % në krahasim me 2009”, vlerëson Banka e Shqipërisë në përmbledhjen vjetore që do të diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë. Administrimi i borxhit gjatë vitit që shkoi ka respektuar një tendencë të rënies së borxhit të brendshëm dhe rritjes së borxhit të jashtëm. Kështu, sipas shifrave të autoritetit qendror bankar, stoku i borxhit të brendshëm në fund të vitit vlerësohet rreth 33.3% e PBB-së, ose rreth 3 pikë përqindjeje më i ulët nga viti 2009. Ndërsa borxhi i jashtëm vlerësohet në rreth 25.2% të PBB-së, nga 23.4% i regjistruar në fund të vitit 2009. Në fund të vitit 2010, stoku i borxhit publik të vendit arriti në 715.1 miliardë lekë, ku 57% e kësaj shume përfaqësohet nga detyrimet e brendshme dhe pjesa tjetër nga huaja e huaj. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, përbërja e stokut ka ndryshuar në krahasim me një vit më parë, ku vihet re ekspozimi më i fortë ndaj borxhit të jashtëm, duke rritur kështu edhe rriskun që vjen nga kursi i këmbimit. Por Banka e Shqipërisë vlerëson se dalja e qeveria për borxh në tregun e huaj, i krijon më shumë hapësira sektorit privat për t’u kredituar nga bankat vendase. Banka e Shqipërisë vlerëson se, kjo lloj strukture e borxhit publik që po synon të mbështet tek huaja e jashtme, krahas rreziqeve që mbart, shërben si nxitës i rritjes së aktivitetit ekonomik në vend, zgjeron bazën e investitorëve në letra me vlerë të qeverisë dhe i paraprin huamarrjes së huaj të sektorit privat. Banka e Shqipërisë ia dedikon arritjen në drejtim të administrimit të borxhit në vitin 2010, masave shtrënguese

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›