Amnistia e pergjithshme fiskale domosdoshmeri me shume impakte
Ekonomia shqiptare eshte ne nje moment kur prek realisht integrimin e saj ne ekonomine globale me levizjen e lire e individeve ne BE gje qe sjell edhe domosdoshmerine e perballjes me dinjitet ne kete realitet te ri. Padyshim qe fjala dinjitet eshte sinonim i nje teresie ndjesish dhe realitetesh qe cdo shqiptar apo sipermarrje i ka perjetuar ne permasa te ndryshme. Kjo teresi realitetesh emotive dhe ekonomike eshte vene ne vend dhe legjitimuar si plotesisht e merituar me nje vendim unanim. Por nga ana tjeter eshte detyrim per cdo organizim individual apo shteteror qe te prezantoje me dinjitet kete realitet ekonomik shoqeror dhe politik.
Eumlshte debatuar dhe prezantuar nevoja e nje modeli zhvillimi ekonomik ne kuadrin e nje strategjie afatgjate zhvillimore. Eumlshte me komplekse por njekohesisht dhe me favorizuese qe ne kete debat te strategjise ekonomike te perfshihet dhe nderthuret edhe dalja dhe perballja e ekonomise shqiptare ne tregun rajonal dhe boteror. Koncepti ekonomik i daljes do te thote ne kete stad hyrja ne nje ekonomi qe ka nevoje per ndryshim. Ne duhet te perballemi me realitetin afatgjate te globalizimit presionin ndaj shterimit te burimeve dhe tendencave teknologjike. Ne kete kontekst zbatimi i nje amnistie te pergjithshme fiskale eshte domosdoshmeri me shume impakte ne ekonomi duke mundesuar ate fluks hyrje monetare te ngadalesuar dhe minimizuar nga emigracioni investimet private kreditimet etj.
Nje ekonomi formale eshte kushti themelor qe standardizon pozicionimin e sipermarrjes dhe lehteson konkurrencen ne treg duke i mundesuar operatoreve ekonomike pozicionimin real ne ekonomine globale te tregut. Ky standardizim duhet te zere nje vend strategjik ne politikat kombetare ekonomike duke iu pershtatur nevojave dhe kerkesave zhvillimore drejt konsolidimit ekonomik stabilitetit dhe konkurrences se produkteve Made in Albania ne rajon dhe ne bote. Ky standardizim duhet ti referohet pikerisht formalizimit te ekonomise kerkese-ofertes ne tregun global si dhe ndergjegjesimit dhe vetevleresimit te njesive ekonomike ne vend. Ekziston nje realitet i ri ekonomik i cili eshte nje rezultante e nje post-krize financiare globale mbylljes se nje faze tranzicioni ekonomik per ekonomine shqiptare dhe nevojes per nje strategji afatgjate drejt nje ekonomie gjitheperfshirese dhe stabel. Eumlshte e njohur se amnistia fiskale e sakte aplikuar dhe miremenaxhuar eshte nje faktor kyc ne zhvillimin e nje ekonomie. Reforma e amnistise fiskale shoqerohet me rritjen e fluksit te parase rritjen formale te kursimeve te investimeve dhe te punes rritjen efikasitet te prodhimit dhe fuqise punetore. Mobilizimin e burimeve per investime te strukturuara qe pershpejtojne rritjen ekonomike duke ruajtur stabilitetin e saj.
Udheheqjen drejt minimizimit te pabarazise se te ardhurave dhe te pasurise dhe te shoqeruar me politika fiskale qe bejne te mundur qe rritja e te ardhurave ne buxhetin e shtetit te perdoret per te sjelle rishperndarjen e te ardhurave ne favor te nje politike dhe mireqenie sociale. Rritjen e punesimit stimujve fiskale duke nxitur rritjen e industrive qe kane potencial te larte te punesimit. Te gjitha keto elemente esenciale te strategjise ekonomike e bejne reformen e amnistise fiskale nje perberes shume te rendesishem te reformes ekonomike ne vend. Kjo reforme fiskale e aplikuar ne kete moment te zhvillimin ekonomik vlereson dhe perllogarit ne terma sasiore dhe cilesore madhesine e prurjeve te kapitalit nga jashte si dhe atij vendas. Ky vleresim shoqeruar me rritjen paralelisht te presionit dhe monitorimi fiskal zvogelimin e vleresimit real te informalitetit rrjedhen e drejtuar te perdorimit te ketij kapitali ne sektore te studiuar investimesh e perkthen arkitekturen e platformes se amnistise fiskale ne nje perberes shume te suksesshem qe duke u shoqeruar me formalizim dhe standardizimin e presionin dhe monitorimin fiskal ushqen nje ekonomi te shendoshe formale. Ekonomia shqiptare kalon nje periudhe kur politika fiskale po strukturohet gjithnje e me shume me qellimin kryesor per te dhene efikasitetin e pritshem dhe ekuilibrin qe karakterizon sistemet optimale fiskale. Arritjet dhe realizimi i shume objektivave dhe targeteve ne permbushjen e aspirates drejt integrimit ne BE i cili konsiderohet si nje model i konsoliduar i globalizimit ekonomik shton domosdoshmerine e hapave konkrete qe duhen ndermarre per pozicionimin real te biznesit shqiptar ne kete treg formal global.
Eugenia Gjuraj M.Sc.
Drejtore Ekzekutive e Qendres per Dialog ndermjet Biznesit amp Parlamentit