Rushaj: Mos pajisja me kasa fiskale, bisneseve u falet gjoba

Amnistia fiskale do të përfshijë edhe faljen e gjobave të biznesve që kanë marrë për mosvendosjen e kasave fiskale. Gjithashtu do të falen edhe të gjitha faturat tatimore të pa paguara deri në 31 dhjetor të 2010-tes. Kështu ka deklaruar zv. Ministri i Financave Alfred Rushaj në një konferencë për shtyp ku ka shpjeguar se cilët janë kategoritë që do të përfitojnë nga amnistria fiskale.
“Siguroj qytetarët se nga kjo amnisti nuk do përfitojnë zyrtarët që kanë për detyrë deklarimin e pasurisë. Garantoj qytetarët se kur ky projekt të miratohet në Parlament, atyre do t`u falen të gjitha faturat tatimore të papaguara deri në 31 dhjetor të vitit 2010. Gjithashtu, iu them qytetarëve se do të mund të legalizojnë pasuritë e tyre dhe se do të mund të rivlerësojnë pasurinë e tyre duke evituar taksimin prej 10 për qind”, ka deklaruar Rushaj.
Nderkaq, të gjithë personat që kanë futur makinë në Shqipëri dhe që nuk kanë paguar taksën doganore, do t`iu falet 50% e taksës.
“Nga ana tjetër, biznesit të vogël do t`i falen taksat e tij, do falen kontributet shoqërore të papaguara, do falen gjobat për mosvendosjen e pajisjeve fikale. Ndërsa biznesit të madh do t`i falen tatimet e papaguara bashkë me kamatat dhe pagesat e prapambetura”..
“Amnistia përmban një kompromis. Eshte e moralshme qe duke pasur parasysh ekonominë që është dhe për shkak të mangësisë së administratës ndër vite dhe pse kemi pasur një emigrim prej vitesh, është kjo arsye që të gjitha shoqatat e biznesit ti drejtohen faljes” tha më tej ai.