Deklarimi i te ardhurave tatim 3 per emigrantet
TIRAN- Amnistia fiskale do te perfshije edhe legalizimin e te ardhurave te emigranteve. Te gjithe ata qe kane punuar jashte vendit dhe nuk i kane deklaruar te ardhurat e tyre do te mund ta bejne ate kundrejt nje tarife prej 3 per qind. Drafti i hartuar nga qeveria nuk ben ndonje dallim midis te ardhurave qe transferohen nepermjet sistemit bankar apo atyre qe transferohen dorazi gje e cila mbetet per tu qartesuar nga udhezimet qe do te dalin me pas nga Ministria e Financave por nje gje eshte e sigurt nese do te duan ti sjellin kursimet e tyre ne Shqiperi emigrantet do te duhet te paguajne tatim.
Fakti u konfirmua edhe nga zevendesministri i Financave Alfred Rushaj gjate komunikimit te djeshem me median. Kjo iniciative iu drejtohet te gjithe atyre qe ne nje menyre ose tjeter kane akumuluar kapital financiar dhe nuk kane paguar tatimet dhe taksat perkatese. Te gjithe ata qe deshirojne te legalizojne kapitalin e tyre dhe ta fusin ne qarkullim mund te bejne ate - tha ai.
eshtja e legalizimit te te hollave te emigranteve eshte trajtuar se tepermi gjate diskutimeve per amnistine fiskale. Nje pjese e mire e emigranteve shqiptare punojne ne te zeze ne vendet ku kane shkuar duke mos paguar tatim apo taksa per te ardhurat qe perfitojne. Kjo gje i ben ata direkt subjekt te amnistise fiskale te shpallur se fundmi nga qeveria. Per sa i perket parave qe qarkullojne nepermjet sistemit bankar ligji e njeh transferimin e kapitaleve nese ato zvogelohen ne vendin e origjines. Gjithsesi drafti eshte ende ne diskutim dhe per percaktimin e moduleve sipas te cilave do te aplikohet amnistia per emigrantet do te duhet leshimi i udhezimeve perkatese nga Ministri i Financave.
Ne pergjithesi deklarimi i te ardhurave do te jete procedure e thjeshte. dokush qe ka para per te deklaruar duhet ti drejtohet nje banke te nivelit te dyte dhe te plotesoje nje formular. Me pas banka hap nje llogari ne emer te deklaruesit ne te cilen do te derdhen parate. Para se te hidhet ne llogari shuma tatohet me 3 per qind.