Amnistia fiskale në Greqi, përfitojnë shqiptarët
Ekspertët e ekonomisë në vend, gjykojnë se amnistia fiskale që po bëhet aktualisht në vendin fqinj, Greqi, nuk mund të abuzojë me paratë e bizneseve shqiptare. Sipas tyre, amnistia fiskale që po realizohet në Greqi, edhe pse është gjithëpërfshirëse, më shumë do të thithë kursimet e emigrantëve shqiptarë të paligjshëm në këtë vend, sesa kapitalin e bizneseve. Ekspertët e kanë cilësuar si pozitive dhe si një frymëmarrje për ekonominë shqiptare, amnistinë fiskale që po kryhet në Greqi, çka sipas tyre do fuste në tregun e kapitaleve miliona euro. Në të njëjtën kohë, ky çlirim asetësh dhe kapitalesh, sipas ekspertëve të ekonomisë shqiptare, do të sillte një efekt pozitiv edhe në sistemin bankar, pasi do të krijohet një fond i ri asetesh reale, çka do të aktivizonte kreditimin.