Si të lash rrobat? Jepja gruas, është puna e saj
Share
Një rrjet britanik i prodhimit dhe shitjes së rrobave është nën akuzë për shkak të etiketës së vendosur në një palë pantallona. Etiketa shërben për të dhënë orientime se si duhen larë pantallonat. Pasi jepen udhëzimet standarde të larjes, shkruhet: Ose jepja gruas tënde, është puna e saj.
Rrjeti Madhouse tani është nën akuzë për etiketime seksiste.
Dhjetëra përdorues kanë kërkuar që rrjeti të kërkojë falje për këtë etiketë.