E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arbitrat e vitit 2010 Janku dhe Avdo

Kryesori Albano Janku dhe asistenti Redi Avdo jane shpallur arbitrat e vitit 2010. Ne nje ceremony te vecante, Federata Shqiptare e Futbollit I ka dorezuar cmimet 2 arbitrave ne baze te ndeshjeve dhe performances se tyre gjate vitit qe sapo u mbyll. Arbitrimi vazhdon te jete nje nga temat me te nxehta dhe shume te kontestuara te futbollit shqiptar, nderse duke pranuar se jane bere gabime, presidenti i FSHF-se, Armand Duka ka premtuar hapjen e nje akademie te vecante qe do te ndihmoje rritjen e cilesise se gjykimit.

"Duke e konsideruar gjykimin si një hap të rëndësishëm të zhvillimit të lojës së futbollit në Shqipëri ne do të hapim në këtë vit akademinë e gjyqtarëve e cila do të ketë programe të përcaktuara dhe kritere të përcaktuara për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj", tha Armand Duka, president FSHF-se.

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndare dhe stemat e FIFA-s, per tre arbitrat kryesore Lorenc Jemini, Bardhyl Pashaj dhe Enea Jorgji si dhe per gjashte asistentet Redi Avdo, Ploretar Puto, Labjan Mustafaraj, Gezim Koka, Melis Dervishi dhe Ridigert Cokaj

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›