E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi “Amnesti” merr pjesё nё Festivalin e Berlinit

Filmi shqiptar “Amnestia” i regjizorit Bujar Alimanit do tё marrё pjesё nё Festivalin Ndёrkombёtarё tё Berlinit, nё seksionin e “International Forum”. Kjo ёshtё hera e parё qё njё film shqiptarё merr pjesё nё njё festival tё njё rangu tё tillё. Nё film trajtohet historia e njё burri dhe njё gruaje qё kanё njё lidhje jashtёmartesore, ndёrkohё, qё dy bashkёshortёt e tyre tё dёnuar, presin tё marrin amnistinё nga autoritetet. Nё njё konferencё pёr shtyp regjizori Alimani, pёr zgjedhjen e subjektit tё filmit u shpreh se ai ёshtё bazuar nё realitetin shqiptar.
 

E ndёrsa drejtori i qёndrёs kombёtare kinematografike Artan Minarolli e konsideroi pjesёmarrjen e filmit “Amnesti” nё kёtё festival si njё eveniment tё rёndёsishёm pёr kinematografinё shqiptare.
 

Ky film vjen nё interpretimin e aktorёve Luli Bitri, Karafil Shenёs, Todi Lupi, Mirela Naskёs etj. Ky ёshtё filmi i parë me metrazh të gjatë i regjisorit Alimani i cili është prodhuar nga Qëndra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën. Edicioni i 61-tё i Festivalit Ndёrkombёtarё tё Festivalit tё Berlinit do tё mbahet nga data 10 deri mё datё 20 shkurt. Nё kёtё festival konkurojnё mё shumё se 19 mijё filma nё kategori tё ndryshme, nga shumё vende tё botёs.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›