E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet poshtë akuza për plagjiat

Një gjykatë amerikane i ka hedhur poshtë akuzat se shkrimtarja britanike JK Rowling ka huazuar material nga libri “The Adventures of Willy the Wizard”. Nga Express më 11 janar 2011 në ora 10:30

Një akuzë për plagjiaturë kundër shkrimtares JK Rowling është hedhur poshtë në SHBA, pasi një gjykatës ka vendosur që krahasimi i dy librave ka përfshirë ‘lehtëbesim të prejardhjes’.

Trashëgimtarët e shkrimtarit britanik Adrian Jacobs, i cili ka vdekur në vitin 1997, kanë pohuar se Rowling ka vjedhë pjesë nga libri i tij “The Adventures of Willy the Wizard” për subjektin e romanit të katërt për magjistarin e ri, “Harry Potter and the Goblet of Fire”.

Një përfaqësues i pronës së Jacobs-it ka pohuar në shkurtin e vitit të kaluar se ky do të jetë një ‘rast miliard dollarësh’.

Por gjykatësja Shira Sheindlin ka shkruar në vendimin e saj: “Kontrasti ndërmjet konceptit total dhe ndjenjës së veprave është aq i zymtë saqë ndonjë krahasim serioz i të dyjave tërheq naivitet.”

Një zëdhënës i Scholastic, botuesit amerikan të Rowling, ka komentuar: Hedhja poshtë e shpejtë e gjykatës e mbështetë pozicionin tonë se rasti ka qenë tërësisht i pavlerë dhe se krahasimi i romanit “Willy the Wizard” me seritë Harry Potter ka qenë absurd."

Trashëgimtari i Jacobs-it ka pohuar se shembujt e të dyve Willy dhe Harry, të cilëve u kërkohet të zgjedhin një çështje si pjesë e një zënke dhe magjistarët që udhëtojnë me tren, ka treguar një lidhje ndërmjet dy veprave. Por “The Adventures of Willy the Wizard” ka vetëm 36 faqe dhe Sheindlin ka thënë se të dy veprat janë ‘dukshëm të ndryshme në të dyja, në substancë dhe në stil”.

Në tetor, JK Rowling ka pasur një kërkesë për rastin e Jacobs-it për t’u hequr në Gjykatën e Lartë në Londër, pavarësisht se gjykatësi David Kitchen i ka përshkruar shanset e tij të suksesit si ‘të pamundshme.”

Vitin e kaluar Rowling e ka përshkruar veten si “të dëshpëruar pasi që edhe një pohim është bërë se unë kam marrë material nga një burim tjetër për të shkruar Harry Potter.” Ajo ka shtuar: “Fakti është se kurrë nuk kam dëgjuar për këtë autor apo këtë libër para akuzës së parë nga ata që janë të lidhur me trashëgiminë e shkrimtarit në vitin 2004; sinqerisht kurrë nuk e kam lexuar atë libër.”

Në vitin 1999, shkrimtarja amerikane Nancy Stouffer ka pohuar se Rowling ka marrë material prej librit të saj “The Legend of Rah and the Muggles”, por nuk ka arritur ndonjë sukses. (The Guardian)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›